LAJMI I FUNDIT:

​FBI zbarkon në Tiranë për hetimin e sulmit kibernetik ndaj Shqipërisë

​FBI zbarkon në Tiranë për hetimin e sulmit kibernetik ndaj Shqipërisë

Një grup i FBI është dislokuar në Tiranë për të mbështetur hetimet për zbulimin e autorësisë së sulmit kibernetik ndaj sistemit të shërbimeve online në Shqipëri.

Lajmi është bërë i ditur nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë vizitës në Qendrën e Kontrollit Teknik të Automjeteve Vlorë.

“Kemi një dislokim të FBI në Tiranë për të ndjekur gjithë procesin. Dhe duhet të ketë një investigim të thellë të këtij sulmi kibernetik, pasi sot lufta më shumë se kurrë zhvillohet ne energji dhe në fushën kibernetike”, tha Balluku.

Sipas saj, këto janë të gjitha fenomenet e zhvillimit teknologjik të botës, por edhe Shqipëria nuk përjashtohet nga këto sulme.

“Ndaj ne po marrim të gjitha masat. Mbështetja që kemi nga partnerët, nga aleatët dhe sidomos siç thashë ky investigim i thellë që po bëhet nga FBI dhe agjencitë e tjera të inteligjencës, do të na japin të gjitha të dhënat, si ka ndodhur sulmi, nga ka ardhur, megjithëse një pjesë e tyre sot janë zbardhur”, tha ajo, duke mos dhënë më shumë detaje

Ndryshe, Shqipëria muajin e kaluar ka qenë cak i një sulmi kibernetik, për të cilin kryeministri Edi Rama tha se është kryer nga një shtet tjetër, duke mos i përmendur emrin.

Sulmi më i madh kibernetik në historinë e Shqipërisë paralizoi të gjitha faqet qeveritare, përfshirë platformën e shërbimeve online e-Albania, përmes së cilës qytetarët pajisen me shumicën e dokumenteve.

Rama pati deklaruar se në momentin që do të kenë prova të mjaftueshme, Qeveria do të ndërmarrë hapa konkretë diplomatikë.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) njoftoi se sulmi nisi si një sulm tipik në të cilin hakerët u përpoqën të godasin sistemet kritike, duke synuar t’i bënin ato jofunksionale./ATSH

Në trend Lajme

Më shumë
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe

Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe

Siguri
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Shëndetësi
Qeveria përfundimisht shpronëson tokat në veri

Qeveria përfundimisht shpronëson tokat në veri

Siguri
Kurti dhe shefi i diplomacisë turke bisedojnë për projekte të përbashkëta

Kurti dhe shefi i diplomacisë turke bisedojnë për projekte të përbashkëta

Lajme
Erdogan në takim me Kurtin: Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në çdo fushë

Erdogan në takim me Kurtin: Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në çdo fushë

Lajme
Maqedonci e Jashari vëzhgojnë nga afër operimet me dronët Bayraktar në Aeroportin e Gjakovës

Maqedonci e Jashari vëzhgojnë nga afër operimet me dronët Bayraktar në Aeroportin e Gjakovës

Siguri
Kalo në kategori